Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, pritet që me 19 dhjetor të takohet me krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas mediumit European Western Ballkan, ky takim do të mbahet në një formë dreke pune me krerët e Ballkanit Perëndimor.
Pritet që në takim të marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiç.
Pjesëmarrja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nuk është konfirmuar ende.