Mogherini dhe Hahn: Ndryshimet kushtetuese hap historik për Maqedoninë

Shkup, 12 janar – Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini dhe eurokomesari Johannes Hahn, përmes një deklarate të përbashkët kanë uruar Kuvendin e Maqedonisë për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

Sipas tyre, ky është hap kyç në zbatimin e marrëveshjes së Prespës me Greqinë.

“Liderët politik dhe qytetarët treguan vendosmërin e tyre që ta shfrytëzojnë këtë mundësi unike dhe historike në zgjidhjen e një nga kontesteve në të vjetëra në rajon dhe me vendosmëri të përparojnë në rrugën drejt BE-së”.

“BE fuqishëm mbështet këtë marrëveshje, e cila jep shembull për falje në rajon dhe Evropë. Në pritje të hapave të ardhshëm që do të sjellin në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, BE mbetet e vendosur që të vazhdojë të përkrahë vendin drejt realizimit të qëllimit për integrim në Union”, thuhet në deklaratën e përbashkët.