Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, anuloi vizitën në Bosnje, konfirmoi përfaqësuesi special i BE-së në këtë vend. Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Mogherini është dashur të anulojë vizitën për shkak të kushteve të këqija të motit, mëngjesin e sotëm në Sarajevë. Mogherini tha se shpreson ta realizojë atë sa më shpejt që të jetë e mundur. Mogherini ka qëndruar dje në Mal të Zi, ndërsa pritet të vizitojë edhe Maqedoninë, Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën.