Luciano Moggi është pezullohet sot zyrtarisht nga aktivitet e tij në futboll, pasi i është mohuar apeli final i tij, transmeton Koha.net. Ish-drejtori gjeneral i Juventusit është dënuar nga pjesëmarrja në aktivitet e futbollit profesional në të gjitha nivelet dhe kategoritë, për shkak të përfshirjes së tij në skandalin “Calciopoli”, raportojnë mediat italiane. Pas refuzimit të ankesave të tij nga gjykatat e drejtësisë sportive, Moggi kishte dërguar rastin në sistemin e zakonshëm të drejtësisë, duke aplikuar në Consiglio di Stato. Megjithatë, sot gjykata ka vendosur se rasti nuk bie nën juridiksionin e saj, dhe i mohoi 79 vjeçarit të drejtën për të apeluar. Vendimi fillestar i Federatës italiane të futbollit është konfirmuar, dhe dënimi i përjetshëm për Moggin është përfundimtar.