Strazburg, 17 prill – Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Evropian Federika Mogerini në fjalimin e saj përfundimtar para Parlamentit Evropian i theksoi sukseset e politikës së jashtme të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, lajmëroi agjencia gazetareske serbe Tanjug.
Mogerini si shembull të suksesshëm të politikës evropiane ndaj Ballkanit e citoi Marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës, pwrcjellw KOHA.
Ajo në fjalimin e saj përkushtuar rezultateve të politikës së jashtme të Unionit citoi se politika e zgjerimit të BE-së është një nga tregimet e suksesshme gjatë mandatit të saj pesë vjeçar dhe mandatit të përbërjes aktuale të PE-së.
“Politika jonë ndaj Ballkanit, në Ballkan, por së pari me Ballkanin është tregim i suksesshëm i cili ka fillim të rëndë dhe rrugë nga e papritura deri te vendosja e besimit dhe sfidave të përbashkëta”, theksoi Mogerini.
Ajo i bëri thirrje BE-së të hapë negociata të reja ekzistuese dhe t’i përshpejtojë me vendet e Ballkanit Perëndimor”, lajmëroi Tanjug.
“Besoj se nevojitet të përshpejtohen dhe të investohet shumë në negociatat inkuadruese të cilat tashmë zgjasin me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe partneriteti ynë i fuqishëm me ato të cilët ende nuk janë vende kandidate”, citoi Mogerini. (koha.mk)