Bruksel, 25 tetor – Të martën shefja e diplomacisë evropiane Frederika Mogerini, do ta ketë takimin e fundit, në formë të një darke pune, me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, transmeton gazeta KOHA.
Darka e punës do të zhvillohet në Bruksel, ndërsa aty janë ftuar liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, thonë burime nga Komisioni Evropian.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciq, deklaroi se ky do të jetë takimi i fundit joformal i përfaqësueses së lartë të BE-së me liderët e rajonit.
“Përfaqësuesja e lartë Mogerini me liderët do të shkëmbejë mendime për ndodhitë në rajon, do t’i shqyrtojë sfidat e përbashkëta dhe do të përmbyllë gjithçka çka është bërë gjatë mandatit të saj”, deklaroi Kocijanciq.
Nga KE-ja paralajmërojnë se edhe kryetari në largim i Komisionit, Zhan Klod Junker, para darkës së punës, do të ketë takime ndaras me disa nga liderët e Ballkanit Perëndimor.(koha.mk)