Bruksel, 18 shkurt – Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federika Mogerini, për MIA-n deklaroi se për momentin nuk janë plotësuar kushtet për rreth të tyre të negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit, derisa nuk hiqen doganat nga ana e Kosovës për importin e mallrave nga Serbia.
“Takime për dialog nuk ndodhin, unë i konvokoj dhe nuk do të konvokoj takim të ri derisa nuk plotësohen kushtet dhe ajo është heqja e doganave për prodhimet nga Serbia dhe BeH-ja në Kosovë. Pres nga autoritetet kosovare t’i heqin këto taksa”, deklaroi Mogerini, raporton gazeta KOHA.
Shefja e diplomacisë evropiane shtoi se në momentin kur do të plotësohen kushtet, ajo është e gatshme “të nesërmen, javën e ardhshme, muajin e ardhshëm” të konvokojë takim të ri në nivel të lartë për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.
Prishtina nga fundi i vitit 2018 vendosi taksa në vlerë prej 100 për qind për importin e prodhimeve nga Serbia dhe BeH-ja në Kosovë, me çka shkaktoi ngrirje të takimeve të rregullta të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
BE-ja shpreson se përfundimi i procesit inkuadrues midis Athinës dhe Shkupit do të krijojë atmosferë pozitive edhe tek Kosova dhe Serbia.(koha.mk)