Bruksel, 14 nëntor 2018 – Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini deklaroi sot se pret që autoritetet në Prishtinë do t’i ndërprenë doganat shtesë të vendosura prej 10 për qind për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në Bruksel, të mbajtur pas përfundimit të takimit për zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së, Mogerini theksoi edhe se pret vazhdim të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Bushati në konferencën për shtyp refuzoi të përgjigjet se a do të mbështeste Shqipëria marrëveshje eventuale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për korrigjim të kufijve ose shkëmbim të popullsisë, për çka Mogerini u përgjigj se “e vlerëson qëndrimin e mençur të Tiranës” që të mos prononcohet për këtë çështje