Bruksel, 28 nëntor – Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së Federika Mogerini i ka thënë presidentit të Kosovës Hashim Thaçit se vendimi për vendosjen e taksave prej 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe BeH duhet të tërhiqet, theksohet në kumtesën e zyrës së saj pas bisedës telefonike ndërmjet Mogerinit dhe Thaçit.
Kjo masë nuk ndihmon që të vendosen marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe duhet të ndërpritet, ka porositur Mogerini.
Më 21 nëntor, Kosova vendosi taksa prej 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Vendimi i Prishtinës shkaktoi protesta në mesin e popullatës serbe në pjesën veriore të vendit