Bruksel, 18 shkurt – Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini refuzoi të përgjigjet në kritikat që ia drejtoi ish kryeministri italian Mateo Renci.
Në librin e tij “Mënyrë tjetër”, Renci vlerëson se bashkëpartiakja e tij, të cilën ai e mbështeti për funksionin shefe e diplomacisë evropiane kur ende ishte kryeministër i Italisë, nuk ka pasur pothuajse “kurrfarë ndikimi” mbi të gjitha vendimet më të rëndësishme nga politika e jashtme, pwrcjellw gazeta KOHA.
“Nuk komentoj kurrfarë komente, pa dallim nga jush vijnë”, deklaroi pasdite Mogerini.
Ajo porositi se nuk dëshiron të flasë për atë nëse me sukses e ka përfunduar detyrën e saj deri më 1 nëntor, kur skadon mandati i saj në krye të shërbimit diplomatik të BE-së.(koha.mk)