Bruksel, 19 qershor – Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, në Uashington foli me sekretarin amerikan të Shtetit, Majkëll Pompeo, për serinë e çështjeve ndërkombëtare dhe rajonale, duke e përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.
Në kumtesë të shkurtë të publikuar në ueb-faqen e Departamentit të Shtetit, Mogerini dhe Pompeo thanë se kanë biseduar për marrëdhëniet SHBA dhe BE, si dhe për çështje të tjera të interesit të përbashkët dhe sfidat me të cilat përballen SHBA-ja dhe Unioni.
Ato çështje i përfshijnë sigurinë dhe mbrojtjen evropiane, Afganistanin, Kubën, Iranin, Libinë, Moldavinë, Ballkanin Perëndimor, Rusinë, Ukrainën dhe Venezuelën. Në kumtesë ceket se Mogerini dhe Pompeo kanë konfirmuar partneritet të fuqishëm strategjik transatlantik dhe se kanë biseduar për sferat kyçe të bashkëpunimit bilateral si dhe për një sërë ngjarjes të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale mes të cilave edhe Ballkani Perëndimor.