Bruksel, 14 mars – Përfaqësuesja e lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri të BE-së Federika Mogerini deklaroi sot se Brukseli pret “premtime të rëndësishme” për donacionet e Sirisë.
Duke folur para fillimit të konferencës së donatorëve, Mogerini theksoi se “Sirianët nuk duhet të harrohen, në momentin kur konsiderohet se bashkësisë ndërkombëtare gjithnjë e më pak i intereson për ta”.
Rreth 55 vende dhe 80 delegacione priten sot të marrin pjesë në konferencën e donatorëve në Bruksel.
Në raportin e Kombeve të Bashkuara thuhet se janë të nevojshëm 3,3 miliard dollar për t’u përgjigjur nevojave të vendit dhe 5,5 miliard dollar shtesë për mbështetjen e vendeve siç janë Jordani, Libia dhe Turqia, ku ka një numër të madh të refugjatëve sirian.
Rreth 11,7 milion sirian edhe më tutje varen prej ndihmës ndërkombëtare, përderisa gjashtë milion u larguan nga vendi, e cila tanimë tetë vjet ndodhet në luftë.
Bashkimi Evropian premtoi se 2,01 miliardë euro (2,27 miliardë dollarë) nga buxheti i vitit 2019, me çka do të mbulohet një pjesë e madhe e mjeteve, duke pasur parasysh atë se qëllimi i Konferencës është të tubojë të paktën gjashtë miliardë dollarë. Mjetet e BE-së nuk i përfshijnë donacionet e vendeve individualisht, por te ajo janë llogaritur 1,5 miliardë euro që më parë ishin dedikuar për refugjatët sirian në Turqi.