Nju Jork 12 mars – Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini ka deklaruar se intervenimi ushtarak në Venezuelë është i papranueshëm për BE-në, përcjellë gazeta KOHA.
“Kriza në Venezuelë ka arsye politike dhe institucionale. Zgjidhja e saj patjetër të jetë politike, siç duhet të jetë paqësore dhe demokratike. Ajo nënkupton pa intervenime ushtarake, nga brenda dhe jashtë, dhe zgjidhja e tillë është e pranueshme për ne”, ka thënë Mogerini gjatë konferencës së Këshillit të sigurisë së Kombeve të Bashkuara, dedikuar bashkëpunimit me KB-në me organizatat rajonale dhe subrajonale.
Ajo ka shtuar se iniciativa ndërkombëtare mund të ndihmojë në gjetjen e daljes nga kriza në mënyrë paqësore dhe demokratike.
“Për këtë shkak është formuar Grupi ndërkombëtar i kontaktit nga shtete evropiane dhe jug-amerikane, të ndihmojë në krijimin e kushteve për proces politik i cili do të sjell në zgjedhje fer dhe të lira presidenciale në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Venezuelës”, ka thënë Mogerini. (koha.mk)