Bruksel, 2 nëntor – Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini porositi me rastin e 2 Nëntorit – Ditës ndërkombëtare të vënies fund të pandëshkueshmërisë së krimeve ndaj gazetarëve, se demokracia nuk mund të ekzistojë pa mediume të lira, të llojllojshme dhe të pavarura.
Ajo u bëri thirrje të gjitha vendeve të BE-së dhe jashtë saj ta përmbushin obligimin e vet dhe t’i mbrojnë gazetarët dhe lirinë e të shprehurit.
“Mediumet e lira janë boshti kryesor i shoqërive të lira. Minimi i tyre do të thotë minim i lirive tona”, kumtoi Mogerini.
Ajo vlerësoi se gazetarët dhe akterët medial në mbarë botën duhet të insistojnë në atë që shtetet, përfaqësuesit e pushtetit, koorporatat dhe mbarë shoqëritë të ndërarrin përgjegjësi për hapat e tyre. Sipas saj, megjithatë, një pjesë e madhe e tyre përballen me kërcënime dhe sulme vetëm për shkak të faktit që ata e punojnë punën e tyre, prëderisa kryesit e sulmit mbeten të pandëshkuar.
“Në ditën e sotme, e cila me Rezolutë të Asamblesë së përgjithshme të KB-së është shpallur Ditë ndërkombëtare me të cilën i vihet fund mosndëshkueshmërisë së krimeve ndaj gazetarëve, u shprehim respekt të gjithë gazetarëve në mbarë botën, të cilët e humbën jetën dhe pësuan sulme duke e kryer profesionin e tyre. Gjithashtu u shprehim respekt atyre gazetarëve të guximshëm, të cilët e vazhduan punën e kolegëve të tyre të cilët nuk kanë më mundësi ta zhvillojnë hetimin e tyre”, cekë Mogerini në kumtesë.
Shefja e diplomacisë së BE-së përkujtoi për vrasjen e gazetarëve hulumtues evropianë Dafne Karauna galicia dhe Jan Kucjak dhe vlerësoi se në botë tashmë nuk ka rajon i cili është imun ndaj krimeve të tilla. Ajo bëri thirrje për hetim themelor dhe procesuim të këtyre krimeve, duke e përfshirë edhe vrasjen e gazetarit saudit, Xhamal kashogi në Konsullatën saudite në Stamboll.
“Ka shumë shtete në të cilat ekziston tendenca ndaluese shkatërrimi dhe përkeqësimi i hapësirës së gazetarisë së lirë, kështu që, shpesh, vihet në pikëpyetje kredibiliteti i mediumeve, me qëllim që të diskreditohen dhe e dobësojnë punën e tyre. gazetarëve u nevojitet ambient ku mund të punojnë të sigurtë, si në Internet, ashtu edhe jashtë tij, pa frikë se do të maltretohen, pa presion politik, censurë dhe ndjekje”, porositi Mogerini.
Shefja e diplomacisë së BE-së në kumtesën e saj thekson se sistemi i fuqishëm juridik duhet t’i mbrojë shtëpitë mediale dhe gazetarët në mënyrë që ata të mund ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur.
“Në kohën kur numri i dezinformatave është në rritje, posaçërisht është me rëndësi gazetarëve t’u garantohet paraqitja e informatave të sakta me qëllim të mirëqenies dhe interesit të të gjithë qytetarëve”, konsideron Mogerini.
Ajo paralajmëroi se BE-ja do të vazhdojë t’i shfrytëzojë të gjitha instrumentet përgjegjëse të politikës së vet të jashtme, si dhe mbështetjen financiare, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e gazetarisë, qasja e informatave publike dhe lirisë së të shprehurit.
“Të gjitha vendet brenda dhe jashtë BE-së kanë obligim ta mbrojnë lirinë e të shprehurit dhe sigurinë e gazetarëve kështu që do të sigurojnë mjedis juridik i cili kërcënimet ndaj gazetarëve do t’i kuptojë seriozisht dhe në mënyrë energjike do t’i procesojë sulmet ekzistuese. Presim të përforcohen të gjitha masat preventive, të mobilizohen të gjithë aktorët dhe të krijohet mekanizëm i sigurtë social në pajtim me Planin e KB-së për aksion për siguri të gazetarëve dhe çështjen e mosndëshkimit”, konkludoi Mogerini.