Bruksel, 31 tetor – Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini me rastin e Ditës së ardhshme Ndërkombëtare për Dhënien Fund Mosndëshkimit të Krimit mbi Gazetarët porositi se demokracia nuk mund të ekzistojë pa media të lira të ndryshme dhe të pavarura.
Ajo u bëri thirrje të gjitha vendeve të BE-së dhe jashtë Unionit ta përmbushin obligimin e tyre dhe t’i mbrojnë gazetarët dhe lirinë e shprehjes.
Ajo vlerësoi se gazetarët dhe punonjësit mediatik mbarë botën duhet të insistojnë në atë që shtetet, përfaqësuesit e pushteteve, korporatat dhe e gjithë shoqëria të ndërmarrin përgjegjësi për veprimet e veta.
Sipas Mogerinit, ndërkaq ka shumë gazetarë të cilët përballen me kërcënime dhe sulme vetëm për shkak të faktit që e kryejnë punën e tyre, derisa kryerësit e sulmeve mbesin të padënuar.
Asambleja Parlamentare e Kombeve të Bashkuara më 18 dhjetor të vitit 2013 e shpalli 2 nëntorin për Ditës Ndërkombëtare për Dhënien Fund Mosndëshkimit të Krimit mbi Gazetarët me rezolutën A/RES/68/163 të Asamblesë Parlamentare. Rezoluta u bën thirrje vendeve-anëtare të zbatojnë masa konkrete në drejtim të parandalimit të praktikës të mosndëshkimit. Data ishte zgjedhur në nder të atentatit të dy gazetarëve francezë në Mali më 2 nëntor të vitit 2013.