Bruksel, 13 dhjetor – Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini duke arritur në Samitin e BE-së theksoi se krahas për Bregzitin, do të bisedohet edhe për mbrojtjen dhe sigurinë evropiane, tensionet në Detin Azov, si dhe për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.
“Pres se Këshilli Evropian do t’i konfirmojë qëndrimet tona të fuqishme dhe kërkesat që Rusia t’i lirojë anijet ukrainase dhe ekuipazhin. Do ta konfirmojmë edhe mbështetjen tonë të fuqishme për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës dhe pozicionin tonë për mosnjohjen e aneksimit ilegal të Krimesë, si dhe pakon e konsiderueshme të cilën BE-ja ia jep Ukrainës dhe është e gatshme ta rrisë”, theksoi Mogerini.
Ajo paralajmëroi se liderët e BE-së sot do të bisedojnë edhe për Samitin e ardhshëm të BE-së dhe Ligës Arabe, i cili është planifikuar për vitin e ardhshëm në Bruksel.
“Liderët do ta shqyrtojnë edhe gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe tema të tjera të hartuara nga ministrat e punëve të jashtme”, potencoi Mogerini.