Bruksel, 20 tetor – Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, Federika Mogerini sonte do t’i presë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në darkën joformale në të cilën do të bisedohet për çështjet rajonale, konfirmoi zëdhënësja e saj Maja Kocijançiq, transmeton KOHA.
“Kjo është seria e fundit e takimeve të tilla me liderët e rajonit, të cilat u bënë të rregullta viteve të fundit. Pritet ata të këmbejnë mendime për zhvillimin në rajon dhe të përqendrohen edhe në sfidat të cilat mbeten”, deklaroi Kocijançiq. Pritet darka të fillojë rreth orës 19 dhe tani për tani nuk janë planifikuar deklarata pas takimit. (koha.mk)