Mogerini: Besimi në BE do të zvogëlohet nëse nuk fillojnë negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Luksemburg, 17 qershor – Besimi në procesin e zgjerimit të BE-së do të pësojë nëse nuk fillojnë menjëherë  negociatat për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, deklaroi në konferencën për shtyp përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini.

“Të dy vendet janë të gatshme, ato janë vende evropiane,  ato nuk janë në kufirin e jashtëm të BE-së. Në interes tonin është Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e bashkësisë”, theksoi Mogerini, transmeton KOHA.

Sipas saj, BE-ja nuk duhet të tërhiqet nga  instrumenti më efikas për arritje të paqes. “Shpresoj  vendet e BE-së të sjellin vendim të mençur për fillim urgjent të negociatave”, tha Mogerini.

Është parashikuar Këshilli i BE-së ta shqyrtojë  çështjen  në seancën e nesërme në Luksemburg.