Luka Modric ka thënë se ai ka marrëdhënie të mira me Cristiano Ronaldon, dhe se portugezi ia ka uruar çmimin e lojtarit të vitit sipas UEFA-s. Kroati dha një intervistë pas ndeshjes së Kroacisë me Portugalinë, në të cilin nuk ishte Cristiano Ronaldo, transmeton Gazeta Express.
“Kam marrëdhënie të mira me të, ai ma ka dërguar një mesazh duke ma uruar fitimin e çmimit dhe ka thënë se shpreson që të më takojë sa më shpejt”, ka thënë Modrici. “Jam shumë mirë me Cristianon, dhe do të vazhdoj kështu, asgjë nuk do të ndryshojë. Çmimet individuale janë të rëndësishme mirëpo grupi është më i rëndësishëm. Jam i lumtur që jam në listën e tre kandidatëve për lojtarin më të mirë sipas FIFA-s. Lojtarët dhe trajnerët do të vendosin kështu që do të shohim”, deklaroi Modric.