“Se vitet ikin tutje…” Po, ikin një nga një. Lojtarët e mëdhenj bëhen pleq dhe rinia nuk vjen më. Ky pritet të jetë fati edhe i Luka Modric-it, i cili sezonin tjetër mund të ndryshojë skuadër. Lajmi vjen nga “Diario Gol”, sipas të cilit mesfushori i Real Madrid-it mund të joshet nga ofertat e shumta të javëve të fundit, sidomos nga Londra. Chelsea dhe Arsenal, por edhe PSG-ja dhe Bayern janë skuadrat e interesuara për lojtarin e kombëtares kroate.
Këtë sezon Modric ka qenë fantastik në Madrid, por trajneri Zinedine Zidane do një skuadër edhe më të re. Ish-ylli i Tottenham-it tashmë është 31 vjeç dhe shumë shpejt do të tregojë rënien e pashmangshme fizike. Kampionët e Evropës kanë zëvendësues për të, si Mateo Kovacic, Isco dhe James Rodriguez, por asnjëri nuk ka një stil të ngjashëm loje. Zidane ndoshta po pret italianin Marco Verratti dhe Modric mund të jetë sakrifica më pak e dhimbshme.