Luka Modric ka konfirmuar se situata nuk është aspak e mirë në dhomat e zhveshjes pas humbjes në Ligën e Kampionëve nga CSKA Moska.Humbja kundër CSKA Moskës në Champions, ishte ndeshja e tretë që Real Madridi nuk arrin të shënojë të paktën një gol – që ka humbur dy takime dhe ka barazuar në një prej tyre (3-0 nga Sevilla, 0-0 me Atleticon).
“Nuk prisnim që të humbasim pikë këtu. Natyrisht se ambienti ne dhomat e zhveshjes nuk është aspak i mirë, Por, duhet të ngremë kokën lartë dhe të zgjidhim këtë situatë sa më parë që është e mundur”, tha Modric.“Në tri ndeshjet e fundit, sidomos kundër CSKA-s dhe Sevillas, nuk kemi qenë në më të mirën tonë”.