Në konferencën për shtyp, para ndeshjes vendimtare me Interit në Champions, e cila zhvillohet sonte në mbrëmje, Luka Modric u pyet edhe për të ardhmen e tij. Kroati deklaroi se do të donte ta mbyllte karrierën me “Los Blancos”.
“Jam mirë dhe ndihem në formë. Luaj atëherë kur vendos trajneri. Kur jam në fushë mendoj të bëj më të mirën për skuadrën. E ndiej që jam në formën ideale për të vazhduar, të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, flitet shpesh për këtë temë. Unë jam i qetë, këtu (te Reali) mund ta ndihmoj akoma skuadrën dhe pa dyshim do të doja ta mbyllja këtu karrierën time. Pra jam i lumtur te Reali, ku dua të mbyll karrierën”, deklaroi Modric.