Mesfushori i Kroacisë, që u shpall lojtari më i mirë i Botërorit të Rusisë, e ka mohuar më parë një lëvizje drejt Seria A, pavarësisht nga interesi publik i Interit në verë. Megjithatë, telenovela në fjalë duket se do të rifillojë në janar, sipas “Sport Mediaset”.
Ylli kroat është i interesuar në rihapjen e diskutimeve në fillim të merkatos së dimrit, pasi presidenti i Real Madrid, Fiorentino Perez, refuzoi një shitje të tij gjatë verës. Modric thuhet se është i intriguar nga mundësia për të sfiduar Juventusin e Cristiano Ronaldos, nëse duhet të kalojë në Seria A.
Modric ka qenë i zënë këto me ekipin kombëtar, ndërsa festën e ditëlindjes së 33-të do t’ua kishte besuar miqve zikaltër, që ende e duan të mbërrijë në Milano, pa pritur verën e vitit të ardhshëm dhe hyrjen në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin. Kroatët dëshirojnë të marrin pjesë në projektin e Interit dhe të sfidojnë Juventusin, duke e ditur plotësisht se sa e vështirë do të jetë për të bindur presidentin e Realit.