Kembrixh, 6 maj – Kompania farmaceutike amerikane Moderna sot kumtoi se këtë vit pret 19,2 miliardë dollarë të ardhura nga vaksina kundër koronavirusit.
Kompania tremujorin e parë e përfundoi me fitim, për herë të parë që nga fillimi i saj. Në tremujorin e parë, vaksina e Modernas gjeneroi 1,7 miliardë dollarë të ardhura. Të ardhurat totale ishin 1,9 miliardë dollarë, në krahasim me 8 milionë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në shkurt Moderna paralajmëroi se të ardhurat nga shitja e vaksinave këtë vit do të jenë 18,4 miliardë dollarë.
Përfaqësuesit e kompanisë informuan se këtë vit duhet të dorëzohen 800 milionë deri në një miliard doza të vaksinës, ndërsa në vitin 2022 edhe tre miliardë.
Deri në fund të muajit planifikojnë të kërkojnë miratimin e plotë në vendin e tyre amë – SHBA.