Një modele “kampione” gjithmonë ka në zemër një skuadër kampione. Valentina Gabiatti ndoshta nuk është shumë e famshme, pasi është vetëm në hapat e parë të karrierës, por ambiciet e saj janë maksimale. Bukuroshja italiane e ka të qartë se për t’u bërë sa më shumë e njohur duhet ndjekur rruga e duhur. Të jesh fanse “e zjarrtë” me Juventusin është një zgjedhje e zgjuar, sepse klubi “bardhezi” ka numrin më të madh të tifozëve në Gadishullin Apenin.