Sic duket, sulmuesi i Paris Saint Germainit ka një marrëdhënie të veçantë me modelen turke, Elif Aksu, këtë e dëshmojnë më së miri fotot e fundit që qarkullojnë nga ‘party’ i ditëlindjes së brazilianit, raporton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA.
Sipas mediave franceze, ata janë parë shpesh dorë për dore me njëri-tjetrin në festën për ditëlindje.
Ky është një sinjal se aktorja dhe modalja braziliane, Bruna Marquezine, i takon të kaluarës dhe dëshiron të nisë një aventurë të re me 25-vjeçaren nga Turqia.
Neymar vazhdon të jetë jashtë fushave dhe i lirë për të shijuar jetën, për shkak të lëndimit që ka pësuar ditë më parë dhe do të mungojë për disa javë.