Emina Cunmulaj vjen në Shqipëri për qëllime humanitare. Ajo është një prej modeleve më të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku prej kohësh ajo ka ndërtuar familjen e saj dhe jeton atje.
Në një postim në profilin e saj në Instagram, ajo ka lajmëruar ndjekësit se shumë shpejt do të kthehet në Shqipëri. Këtë vendim ajo e ka marrë për një arsye tepër të fortë dhe fisnike, për tu bërë pjesë e projekteve humanitare së bashku me ‘Fundjavë Ndryshe’
“Miq të dashur, në Tetor do të vizitoj Shqipërinë, për disa projekte humanitare, si Anëtare e Bordit të Fondacionit Fundjavë Ndryshe.
Vitin që lamë pas unë vizitova disa familje në varfëri ekstreme në Shkodër, Shqipëri, duke i ardhur në ndihmë. Shpresoj që këtë vit të bëjmë diçka më të madhe. Linku për donacionet është në profilin tim.”- ka shkruar ajo në videot e publikuara, ku ka folur për këtë projekt humanitar.