Ajo ka marrë komente të rënda pas publikimit të fotografive ku shfaqet shumë seksi. Modelja e njohur, Kelly Brook ka postuar një foto e veshur me bikini të kuqe, ku dalin në pah linjat e saj trupore. Ajo donte të tregonte se konsumimi i një lëngu e ka bërë të ndihet e plotë dhe e shëndetshme. Menjëherë pas kësaj vërshuan komentet ku e akuzonin për përdorim fotoshopi në bel. “Ti duhet të vrasësh personin që ti modifikon fotografitë. E tmerrshme”, ishte një ndër komentet. Ndërkohë pati dhe reagime shumë pozitive për të dhe qëndrimin e saj ku e vlerësonin bukurinë e jashtme që ajo rrezaton.