Tess Holliday peshon 136 kg dhe është shumë e lumtur me trupin që ka. Ajo është një modele e përmasave të mëdha që ka treguar historinë e saj të jetës për trupin dhe faktin se si u ndje që u bë pjesë e kopertinës së një reviste të njohur.
33-vjeçarja nga Mississippi ka patur probleme serioze me shëndetin mendor gjatë muajit mars dhe kishte momente që donte të zhdukej nga kjo botë. Ajo është përzgjedhur si imazh i kopertinës “Cosmopolitan” për muajin tetor ku flet edhe për ngacmimin seksual që ka patur nga i njëjti mashkull dy herë, për të cilin nuk është e sigurt nëse e ka përdhunuar.
Tess ka mbetur aq e tronditur dhe kjo gjë ka ndikuar në jetën e saj seksuale. Për këtë arsye, i vetmi mashkull me të cilën ka fjetur e zhveshur është bashkëshorti Nick, me të cilin gëzon dy fëmijë. Ajo ka rreth 1.6 milionë ndjekës në Instagram dhe njihet për vetëbesim, ndonëse është mbipeshë.