Modelja kërcënohet me vdekje për një motiv absurd

Një modele, e bërë e famshme për shkak të vetullave të saj të bashkuara dhe të trasha thotë se ka marrë kërcënime me vdekje për shkak të pamjes së saj. Sophia Hadjipanteli, e lindur në Qipro, 22 vjeçe, e cila emigroi në Londër dhe më pas në SHBA, tha se është bombarduar me kërcënime online për tiparet e saj të çuditshme.

E ftuar në “Good Morning Britain”, ajo pohoi se është diplomuar për marketing në Universitetin e Merilendit. Modelja ka 292.000 ndjekës në Instagram dhe u shpreh se nuk përpiqet të lexojë komentet negative – dhe merr ngushëllim në faktin që i dashuri i saj e do.