Rrëfehet modelja britanike 20-vjeçare, Chloe Ayling, e rrëmbyer dhe e futur në një valixhe. Në një intervistë për BBC ajo shpjegon si lindi raporti “intim” me rrëmbyesin e saj
Bëri gjithçka për ta bërë që të dashurohej… Chloe Ayling, modelja britanike e droguar në Milano një vit më parë, e rrëmbyer dhe e futur në një valixhe, e mbajtur e burgosur në një shtëpi për ditë me radhë nën kërcënimin e shitjes si skllave e seksit nga një bandë, flet për herë të parë për BBC, për gjyqin që nxori para togave të zeza torturuesin e saj, Lukasz Pawel Herba. Bukuroshja britanike ka thënë se është sjellë në mënyrë që të ndihet më afër tij emocionalisht dhe më pas ai të vendoste, në mënyrë krejtësisht spontane ta lironte atë.
Një vit pas ngjarjes, modelja është kthyer për të kujtuar makthin dhe larguar dyshimet që e ndjekin njëherë e përgjithmonë, nga mendja e njerëzve që e kanë njohur historinë e tij.
Dy ditë pas rrëmbimit, në fakt, 20-vjeçarja ka pranuar të ndajë shtratin me rrëmbyesin e saj (i cili, sipas saj, kurrë nuk e ka prekur atë): për shumë veta dukej e dyshimtë një marrëdhënie e ngushtë mes viktimës dhe torturuesit dhe disa kanë spekuluar se Ayling mund të ketë shpikur gjithçka vetëm për të pasur sukses.
Në BBC, gruaja e re, tha se që nga fillimi, së bashku me kërcënimet, Lukasz Pawel Herba ka bërë edhe kërkesa të tjera: ai i kërkoi ta puthë dhe për të pasur një marrëdhënie me të.
“Mendova se ky mund të jetë shansi im për t’u larguar”, tha modelja. Ditën që ai vendosi për lirimin e saj, e shoqëroi atë në Konsullatën Britanike në Milano, por ndërsa prisnin që institucioni të hapej, ata janë parë duke qeshur dhe bërë shaka në një bar.
Nuk është për t’u habitur, sipas Ayling: “Çfarë do të kishit bërë me një person që ka rënë në dashuri me ju dhe është gati për t’iu liruar? Unë bëra gjithçka munda që ai të dashurohej me mua”.
Shumë prej tyre nuk ia kanë falur atë atmosferë të gëzuar, që modelja ka përjetuar edhe pas lirimit. “Njerëzit presin që unë të qaj gjatë gjithë kohës dhe të shmang kamerat. Por duke folur, më ndihmon që ta kaloj këtë situatë, kjo është mënyra ime për të qenë më e qetë. Është një situatë e papërshkrueshme të mos e dish nëse do të lirohesh apo jo. Nuk e kisha menduar kurrë se do të përjetoja një gjë kaq të shëmtuar dhe se historia ime nuk do të besohej nga vendi im”.