Modelja e parë e “Victoria’s Secret” me sindromën Down (FOTO)

Një modele ka bërë histori duke u bërë personi i parë me sindromën Down që ka pozuar ndonjëherë për “Victoria’s Secret”. Sofía Jirau, 24 vjeç iu bashkua 17 vajzave të tjera në nisjen e fushatës për koleksionin e ri të veshjeve të brendshme.

“Një ditë që e kam ëndërruar, e kam punuar dhe sot kjo ëndërr është realizuar”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Instagram. Jirau filloi karrierën e saj si modele në Puerto Riko në vitin 2019. Në të njëjtin vit, ajo hapi dyqanin e saj të suksesshëm të modës në internet, “Alavett”.

Në Shkurt 2020, vetëm një muaj përpara se shpërthimi i Covid-19 të izolonte botën, Jirau bëri debutimin e saj në Javën e Modës në Nju Jork, për të cilën ajo shprehet se është krenare pasi është një nga modelet e pakta me sindromën Down që ka arritur të marrë pjesë në eventin e rëndësishëm të modës.

Advertisements