Deddeh Howard, është 27 vjeçare, e cila është studente e mjekësisë, e njëkohësisht modele. Howard, aktualisht është blogere e cila jeton në Los Angeles, por e lindur dhe rritur në Liberi të Afrikës Perëndimore. Modelja 27 vjeçare gjithnjë ka qenë e pasionuar pas kulturës, udhëtimit dhe modës, dhe ajo thjesht nuk mund ta injorojë mungesën e dukshme të diversitetit në industrinë e modës. E saktësisht ajo është një nga arsyet pse Deddeh, në bashkëpunim me partneren e saj Raffael Dickreuter, vendosi të rikujtoi disa nga fushatat më të famshme të modës duke e quajtur atë “Black Mirror”. Imazhet mahnitëse janë publikuar më poshtë, sigurisht që Deddeh Howard, modelja me ngjyrë, është ajo e cila ka dhënë leje për të ndarë ato me të gjithë simpatizantët e modelimit.