Nissan ka nxjerrë një version të ri më të gjatë të makinës elektrike “Leaf”, që mund të ngitet me vetëm një “e-Pedal” për dhënien gaz dhe frenimin. modeli i ri i “Leaf” mund të udhëtojë deri në 235 milje mes dy karikimeve nën kushtet evropiane të ngarjes së makinës dhe mund të karikohet plotësisht në 40 minuta me karikues të shpejtë, megjithëse makinat elektrike zakonisht bëjnë distanca 20-25% më të shkurtra nën kushtet e drejtimit në botën reale. Nissan thotë se e-pedali i ri, i cili e shtyn makinën përpara kur shtypet dhe frenon kur tërhiqet, duhet të rrisë efikasitetin e drejtimit të automjetit dhe do të jetë gjithçka që një shofer ka nevojë që automjeti të funksionojë, për rreth 90% ngarjes në kushte qytetesh. “Leaf” ngadalëson dhe frenon pa nevojë për shtypjen e një pedali frenash, edhe pse një i tillë është i përfshirë për raste emergjencash dhe frenim të menjëhershëm.