Përmes platformës për menaxhimin e mësimdhënies, do të jetë e mundur që të forcohen edhe procedurat administrative dhe komunikimi, në mënyrë që të gjitha takimet në shkolla të realizohen të kombinuar, disa në shkollë e disa online përmes Google Meet -veglës për video konferencë. Vetë platforma e mësimit mund të vendosë opsione për kërkesa të ndryshme administrative për të paraqitur oline përmes veglës Google Forms, i cili është gjithashtu falas, në mënyrë që nxënësit dhe prindërit e tyre të mund të marrin dokumentet në formë digjitale në internet ose duke i dorëzuar ato në adresën e shtëpisë së tyre
Nga Dr. Bekim FETAJI
Pandemia nga COVID19 shkaktoi ngecje të proceseve arsimore veçanërisht në arsimin fillor dhe të mesëm, ku shkaktoi një çrregullim dhe huti në procesin mësimor(dhe ndoshta në nivele të ndryshme në shkolla të ndryshme); shqetësime në procesin dhe mënyrën e vlerësimit; dhe i zëvendësoi ato me një alternative të mësimdhënies online përmes internetit. Kjo kollumnë analizon se çfarë mund të përmirësohet për vitin e ardhshëm akademik për të zbutur këto ndikime negative dhe analizon cilat janë mundësitë për ngritjen cilësore të nivelit të arsimit për vitin e ardhshëm në situate të pandemisë nga Covid19 duke propozuar modelin e kombinuar për organizimin e arsimit fillor dhe të mesëm. Autori është njëkohësisht edhe prindi i një fëmije në shkollë fillore që përpiqet të kontribuojnë me këto analiza dhe sugjerime që fëmijët të kenë një arsimim dhe fëmijëri më të mirë .
1) Problemet që lindën nga Covid19
Jemi dëshmitarë se kriza me pandeminë globale të COVID19, në kushte kur dihej shumë pak për vetë virusin, imponoi një dilemë globale midis mbylljes së institucioneve me qëllim të zvogëlimit të kontakteve si preventive mbrojtëse ose hapjes së tyre, duke i lejuar ata të punojnë për të mirëmbajtur ekonominë. I njëjti problem dhe qasje u zbatua edhe në arsim. Por pyetja është nëse shkollat kishin infrastrukturën e nevojshme dhe a ishin gati për një zgjidhje alternative siç është arsimi online në internet, gjë e cila që në ato rrethana ishte zgjidhja e vetme e cila u aplikua edhe globalisht? A kishte nevojë për trajnim të mësuesve? A kishin mbetur mësuesit të vetmuar për të gjetur zgjidhje? Të gjitha këto pyetje mbeten që koha ti tregon. Për tu lavdëruar dhe për komplimente janë shumica e mësuesve që me vetë iniciativë filluan të hulumtojnë sisteme të ndryshme softuerike arsimore, dhe janë munduar të përdorin sisteme të mësimit në distancë si një zgjidhje alternative për të tejkaluar ngecjen dhe vazhdojnë mësimin, por gjë e cila që u realizua ndryshe në shkolla të ndryshme, në varësi të infrastrukturës ekzistuese dhe nivelit të gatishmërisë ndaj krizave si kjo.
Disa nga efektet e këtyre vendimeve, të cilat nuk janë menjëherë të dukshme, për fat të keq janë shumë domethënëse dhe efektet e tyre do të ndjehen në planin afatmesëm dhe ate afatgjatë.
Qasjet e ndryshme prej mësuesi te mësuesi dhe zgjidhjet e ndryshme softuerike të përdorura e komplikuan dhe shkaktuan probleme dhe presione shtesë mbi nxënësit dhe prindërit e tyre. Qasja jostandarde dhe zgjidhjet e ndryshme nga lënda në lëndë komplikuan më tej procesin arsimor. Nxënësi në çdo lëndë përdorte vegël tjetër softuerike dhe rregulla tjera. Problem ishte edhe infrastruktura dhe qasja në internet. Si mund të ndihmojnë mësuesit nëse një nxënës ka një lidhje të dobët në internet? Një problem shtesë e cila u paraqit globalisht ishte kur shpejtësia e internetit në suaza globale ra me një mesatare prej rreth 20% në të gjithë botën, sipas studimeve të ndryshme. Pastaj, ligjëratat në klasë dhe ligjëratat online në internet janë të ndryshme dhe kërkojnë një qasje të ndryshme. Këto janë vetëm disa nga problemet e ndryshme që u shfaqën por të mjaftueshëm për të kuptuar kompleksitetin e problemit. Por në kushte kur pandemia nuk do të ndalet dhe e njëjta situatë po përgatitet për vitin e ardhshëm akademik, dhe kur shumica e Institucioneve akademike dhe Universiteteve botërore shpallën se mësimi do të kalon në atë online për shkaqe sigurie atëherë s’kemi kohë dhe duhet përgatitur strategji për tejkalimin e kësaj gjendje.
2) MUNDËSITË PËR NGRITJEN E NIVELIT TË EDUKIMIT ONLINE NË KUSHTET E COVID19
2.1 PLATFORMA E TË MËSUARIT
Megjithëse ekzistojnë platforma të ndryshme softuerike për menaxhimin e të mësuarit, të quajtur LMS- Learning Management Systems, duke filluar nga Moodle, Sakai, Google classroom, dhe shumë të tjerë , përsëri zgjidhja më e mire është të përdoret një platformë e njëjtë softuerike për të gjitha shkollat dhe duhet të jetë nën kujdesin dhe në përgjegjësi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës-MASH. Nëse shkollat lihen të zgjedhin vetë këtë problem dhe të përdorin disa prej sistemeve ekzistuese për shkaqe të ndryshme duke filluar nga konfigurimit dhe mirëmbajtjet e ndryshme të sistemit, shumica e shkollave nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë dhe zgjidhjet e ndryshme nuk mundësojnë vlerësim dhe ndihmë për shkollat me të njëjtën qasje nga MASH.
Zhvillimi i një platforme të vetme mësimore për arsimin fillor dhe të mesëm është një zgjidhje sistemore dhe më e lehtë për t’u menaxhuar nga MASH. Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme dhe përmbajtja mësimore të organizuara sipas viteve shkollore dhe brenda tyre sipas lëndëve, do të duhet të vendosen në këtë platformë për menaxhimin e mësimdhënies. Sigurisht, do t’ju duhet të vendoset një sistem të testimit online, ose të lidhet dhe të integrohet me disa prej atyre ekzistues dhe pa pagesë si www.exam.net .
Me një zgjidhje të tillë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të kenë qasje në kohë reale dhe do të ketë një pasqyrë më të qartë të procesit arsimor në secilën shkollë, dhe jo vetëm administrativisht siç ishte më parë. Mirëpo, këtu duhet t’i kushtohet vëmendje problemit që shumica e mësuesve nuk duan që ligjëratat e tyre të shihen nga të gjithë dhe për këtë arsye në vetë platformën duhet të ketë një mundësi të qartë për opsionin publik dhe lokal për qasje te ligjëratat dhe te materialet mësimore. Publik do të thotë që të gjithë nxënësit do të kenë qasje edhe nga shkollat e tjera, ndërsa lokale vetëm nxënësit e shkollës aktuale. Ky opsion mund të zgjidhet nga çdo mësues. Kjo qasje përcakton gjithashtu një shtytje pozitive dhe do të inicon një konkurrencë kreative në procesin arsimor, normalisht për ata që do vendosin të paraqesin përmbajtjen publikisht, dhe mësuesit më të mirë dhe më kreativë do të kenë qasje në më shumë nxënës nga shkollat e tjera që mund të plotësojnë ata gjithashtu mësojnë nga përmbajtja e tyre, videot, tekstet shtesë, detyrat e zgjidhura, etj. Kjo do t’i lejojë MASH të klasifikojë dhe dallojë përmbajtjen më të mirë arsimore dhe ato paralelisht munden të shfaqen si deri tani edhe përmes kanaleve televizive.
2.2 TRAJNIMI I MËSUESVE
Trajnimi i mësuesve është i duhur dhe mundet të realizohet si deri tani përmes kanaleve televizive dhe veçanërisht përmes një pjese të veçantë në platformën e cila do jetë e dedikuar për “Trajnim”. Do të ketë trajnime me video për përdorimin e platformës dhe materiale dhe rregullore të ndryshme të vlerësimit, mostra për përgatitjen e mësimit për mësimdhënie online në internet, dhe materiale të ndryshme të tjera që do të postohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu, të gjithë mësuesit që duan më shumë mundësi për trajnime shtesë që të jenë në gjendje të aplikojnë për certifikata të ndryshme përmes platformës. Disa nga këto certifikata mund të përgatiten dhe jepen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes platformës COURSERA , e cila është e specializuar në këtë dhe ka vegla të gatshme softuerike.
2.3 Mësuesit shkojnë në mësimdhënie në klasë dhe mbajnë ligjërata që incizohen – Modeli I Kombinuar
Po si do të veprohet në lidhje me mësuesit të cilët nuk kanë infrastrukture të nevojshme, nuk kanë qasje në internet, dhe në të vërtetë nuk duan të mësojnë dhe përdorin teknologjitë e reja.
Ndoshta, procesi duhet të definohet nga e prapa. Të gjithë mësuesit, përveç atyre të cilët do të kërkojnë me një një kërkesë të veçantë me shkrim për të mbajtur mësim online, do të shkojnë në mësim sipas orarit të mësimdhënies, siç edhe kanë funksionuar gjithmonë, dhe në klasa mbajnë mësim I cili incizohet dhe pastaj vendoset në platformën nga ana e shërbimeve të TI (Teknologjisë Informatike) si mbështetje e shkollës. Në këtë mënyrë, të gjithë ato mësimdhënës respektojnë orarin e ligjëratave dhe mbajnë mësimin në klasë dhe nuk kanë pse të shqetësohen për të mësuar teknologji të reja. Përkundrazi, të gjitha materialet do të sigurohen online nga mbështetja e IT e shkollës. Kjo hap mundësinë për 1/4 e nxënësve, të cilët me një kërkesë të veçantë, për ato të cilët nuk kanë infrastrukturë të nevojshme , nuk kanë internet, ose për shkak të kushteve të tjera, nuk munden të marrin pjesë në ligjëratat online dhe në këtë mënyrë do të munden të ndjekin mësimet fizikisht në shkolla me ata mësues të cilët do të mbajnë ligjërata në klasë. Këtu ato do të mësojnë duke respektuar të gjitha standardet shëndetësore për një distancë prej të paktën 2 metra nga të tjerët dhe dezinfektimin e rregullt të duarve gjatë pushimeve, si dhe paraqitet nevoja për modifikimin e bankave dhe vendosjen e dritareve plastike ne mes bankave për ti izoluar ato fizikisht me qëllim preventive dhe ruajtjen e distancës. Çfarë nëse disa prej arsimtarëve do të mbajnë ligjërata online? Atëherë nxënësit vazhdojnë të ndjekin orët mësimore në klasë përmes video projektorëve ku arsimtari është online por projektohet ligjërata në klasë. Ngjashëm edhe ato nxënës që do të ndjekin ligjërata vetëm online i ndjekin përmes linkut të video konferencës online ku edhe ligjëratat në klasë ato i kane në qasje në linkun e video konferencës nga mbështetja e TI e shkollës.
Në këtë mënyrë me këtë model të kombinuar arsimor mundet të realizohen ligjërata të kombinuar, online dhe fizikisht, disa online e disa fizikisht në shkollë. Te dy grupet duke përdorur Google Meet -veglën për video konferencë e cila është falas pa pagesë dhe ofrohet nga Google, kompania e njohur e cila garanton për funksionimin dhe mirëmbajtjen e këtij softueri për të evituar problemet e ndryshme që munden të paraqiten.
2.4 NEVOJA PËR NJË ZYRË PËR MBËSHTETJE TË IT NË SHKOLLA
Nëse duam të bëhemi një shoqëri e bazuar në dije, sistemi arsimor duhet të ngrihet mbi baza të shëndosha. Meqenëse çdo shkollë ka një Pedagog dhe një Psikolog, është koha që të kemi të paktën një ekspert I TI (Teknologjisë Informatike)të punësuar për të mbështetur sistemet e mësimdhënies dhe të mësimit elektronik dhe të vlerësimit dhe të mbështesë administratën. Me kalimin e kohës dhe në rastin më të mirë duhet të ketë një zyrë mbështetëse të IT me disa të punësuar që do të kujdesen për sisteme të ndryshme , mësim, administrim, mbështetje teknike për studentët dhe prindërit. Mbështetja e TI është vërtet e nevojshme nga mësuesit dhe për shumicën e tyre ata do të vendosin përmbajtjen mësimore dhe do ta vendosin atë dhe në fillim madje do t’i regjistrojnë mësuesit dhe ligjëratat e tyre derisa të mësojnë vetë. Në parim, regjistrimi duhet të konfigurohet në mëngjes në fillim të mësimit dhe në fund sistemi duhet të fiket në fund të të gjitha ligjëratave. Platforma për video konferencë “Google Meet,”e cila është falas, pa pagesë, nga Google, lejon regjistrimin e të gjitha leksioneve përmes kësaj platforme video konferencë me kohë të pakufizuar dhe mundëson të ruhen ato në serverë në internet Gogle kështu që nuk ka nevojë të mbingarkojnë buxhetin financiar të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Vetëm lidhjet në këto ligjërata të regjistruara do të postohen në platformë, të cilat do të hostohen (vendosen) në Google Drive. Në aspekt organizative, është mirë të jetë vetëm një adresë e njëjtë e Google Meet plafformës për video konference për një klasë nxënësish për tërë gjysemvjetorin dhe vetëm mësuesit të konektohen gjatë orës së mësimit të tyre. Gjithashtu do të ketë nevojë për email adresa për nxënësit dhe arsimtarët në çdo shkollë, dhe Google ka gjithashtu vegla pa pagesë për këtë dhe kjo është me rëndësi kur do te duhet te identifikohen nxënësit, veçanërisht në qoftë se përmbajtjet janë “lokale” dhe nuk do të jenë publike, të jenë në gjendje ta bëjnë këtë përmes e-mail e tyre Google.
2.5 FORCIMI I PROCESEVE ADMINISTRATIVE DHE KOMUNIKIMIT NË ARSIM
Përmes platformës për menaxhimin e mësimdhënies, do të jetë e mundur që të forcohen edhe procedurat administrative dhe komunikimi, në mënyrë që të gjitha takimet në shkolla të realizohen të kombinuar, disa në shkollë e disa online përmes Google Meet -veglës për video konferencë. Vetë platforma e mësimit mund të vendosë opsione për kërkesa të ndryshme administrative për të paraqitur oline përmes veglës Google Forms, i cili është gjithashtu falas, në mënyrë që nxënësit dhe prindërit e tyre të mund të marrin dokumentet në formë digjitale në internet ose duke i dorëzuar ato në adresën e shtëpisë së tyre. Për të realizuar e gjithë kjo në platformën duhet të planifikohen dhe pjesa e Administratës për secilën shkollë veç e veç , përveç lëndëve duhet vendosur edhe një dosje të veçantë për Administratën në çdo shkollë.
Të gjitha qasjet dhe problemet mund të kenë zgjidhje të tjera, por natyrisht duhet të fillojmë diku sepse nuk kemi kohë dhe fëmijët presin, dhe kjo zgjidhje është e bazuar në sisteme pa pagesë të cilët kanë mirëmbajtje të mirëfilltë gjithashtu pa pagesë dhe ne nivel mjaft profesional nga nje kompani e njohur siç është Google. Kjo qasje do të duhet të përfshinë përshtatjen e kalendarit akademik, duke u dhënë përparësi lëndëve sipas mësuesve për përgatitje të plotë para fillimit të vitit akademik , duke pasur parasysh që pandemia mund të zgjasë një kohë të gjatë dhe të vazhdojë me mësimin online në distancë në kombinim me mësimet në shkolla. Është koha për të shfytëzuar leksionet e marra dhe është momenti për të përgatitur shkollat, për të investuar në infrastrukturë dhe platformë dhe për të forcuar zgjidhjet sistemore dhe jo individuale. (koha.mk)
(Autori është profesor Ordinar i Informatikës – Prorektor për Shkencë pranë Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup)