Lazzarini Design Studio ka bashkuar teknologjinë e së ardhmes me një veturë luksoze të vitit 1920, që ngjan me një “kryqëzim” të Rolls Roycet me një mjet nga filmat fantashkencë. Sipas krijuesve, kjo veturë do të jetë në gjendje të arrijë shpejtësinë 550 km/h falë përdorimit të 4 turbinave. Shpikja e Pierpaolo Lazzarini do të mund të ngrihet vertikalisht në fluturim, si dhe do të mund të ulet po vertikalisht. Ky koncept është i bazuar në Isotta Fraschini Tipo 8, një veturë luksoze e prodhuar nga 1919 në 1924, që ka qenë rivale kryesore e Rolls Roycet. Ende nuk dihet se kur do të bëhet realitet kjo veturë fluturuese.