Derisa katedralja mesjetare Notre Dame po digjej të hënën, dukej sikur kisha historike mund të humbiste përgjithmonë .
Por, kjo nuk është e mundur sepse falë teknologjisë së skanimit 3D, shpresat për francezët ende nuk janë shuar, njofton Klan Kosova.
Falë punës së përpiktë të Andrew Tallon, historianit të artit nga universiteti Vassar, çdo detaj dhe çelës misterioz për ndërtimin e objektit të shekullit të 13-të, u regjistrua në një arkiv digjital në vitin 2015 duke përdorur imazhe me laser.
Këto të dhëna kanë revolucionarizuar kuptimin se si u ndërtua ndërtesa spektakolare – dhe mund të ofrojë një shabllon për mënyrën se si mund të rindërtohet.
Arkitektët tani shpresojnë se skanimet e Tallon mund të ofrojnë një hartë për të mbajtur në rrugë të duhur çfarëdo rindërtimi që duhet të ndodhë, njofton Klan Kosova.
Në vitin 2015, National Geographic ka profilizuar Tallonin dhe procesin e tij unik të skanimit, duke theksuar imazhin e tij digjital të katedrales Notre Dame.
Për shekuj me radhë, mjetet e vetme që kishi për të matur ndërtesat dhe strukturat mesjetare ishin primitive, por duke u kthyer në teknologjinë e shekullit të 21-të, Andrew Tallon ishte në gjendje t’i ngacmonte sekretet e kësaj strukture të mrekullueshme.
“Nëse kisha tekste në çdo pikë, mund të shihja tekstet dhe të përpiqesha të kthehesha në kokat e ndërtuesve”, tha Tallon.
“Unë nuk e kam atë, kështu që është punë detektive për mua.”
Për skanimet e tij të Notre Dame, Andrew Tallon regjistroi të dhëna nga më shumë se 50 vende brenda dhe rreth katedrales, duke rezultuar në një miliard pika të të dhënave, njofton Klan Kosova.