Në fillimin e Javës së Modës në Londër, një grup modelesh me mbipeshë kanë tërhequr vëmendjen teksa po protestonin të zhveshura. Nën organizimin e Hayley Hasselhoff, është zhvilluar protesta e cila kishte për qëllim rëndësinë që kanë këto gra si dhe për të sensibilizuar dizajnerët e modës që të marrin sa më shumë modele mbipeshë në shfaqjet e tyre. Angela Spindler, shefja ekzekutive e kompanisë “Simply Be”, ka thënë se esenca e protestës ka thënë: “Ne duam që industria e modës të ndryshojë mënyrën se si i përfaqëson format e trupit. Është koha që industria e modës të bëhet më e larmishme”, ka thënë ajo.