Ndonëse tregu i tabletëve është në fazën e rënies që disa vjet, shumë kompani edhe më tej po punojnë në modele të reja. Samsung kohë më parë zbuloi linjën e re të tabletëve, ndërsa tash radhën e ka kompania Apple. Sipas raporteve të ndryshme, kompania nga Kupertino planifikon që gjatë vitit 2017 do të paraqesë tre tabletë të ri iPad. Këta iPad, të cilët përfshijnë gjeneratën e dytë të iPad Pro prej 12.9 inç dhe iPadPro të ri prej 10.5 inç dhe variantin 9.7 inç, priten për muajin e ardhshëm, më saktë për datën 4 prill. Linja e re e iPad pritet të kenë procesor A10X.