Makinat luksoze, helikopterët modernë apo jahtet nuk janë më të preferuarit e pasanikëve. Tani ata po blejnë tanket e tyre personale. Qëllimi është që të jenë sa më të veçantë krahasuar me të tjerët. Për më tepër që janë edhe më të sigurt. Modeli që ka nisur të kërkohet shumë nga miliarderët quhet Ripsaw EV2 dhe është një mjet i blinduar luksi i përshtatur për civilët nga kompania “Howe”. Çmimi i tij shkon në 300 mijë dollarë. Mjafton që të shtypet një buton dhe dyert e tankut hapen njësoj si ato të Lamborghini-t. Ulëset janë të veshura me lëkurë, ndërkohë që ka hapësirë për t’u transportuar 8 persona. Për më tepër që janë të instaluara çipe, të cilat shërbejnë për të parkuar. Falë zinxhirëve në rrota, mjeti mund të ecë në çfarëdo terreni, njësoj si modelet për luftë.