Këshilli Organizues i Protestës, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se protesta masive e radhës do të mbahet në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë, të dielën vijuese, më 19 mars.
Organizatorët, sipas njoftimit, kanë ftuar bashkatdhetarët nga diaspora dhe shqiptarët kudo që janë, që ta mbështesin sa më masovikisht këtë dhe protestat e radhës, deri në lirimin përfundimtar të Ramush Haradinajt.
Më 6 prill, në seancën e paralajmëruar, autoritetet e drejtësisë së Republikës së Francës do të sjellin vendimin lidhur me kërkesën e shtetit serb për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi. Haradinaj është ndaluar nga autoritetet franceze, më 4 janar të këtij viti, sipas një fletarresti të hershëm të Qeverisë së Serbisë, ndërkohë që në dy procese disavjeçare në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, ishte shpallë i pafajshëm.