Tiranë, 7 shkurt – Ambasadori i Maqedonisë në Tiranë, Danço Markovski, sot realizoi takim pune me personalitete dhe aktivistë të theksuar të bashkësisë maqedonase në Shqipëri, njofton Koha.
Në takimin, e mbajtur në hapësirat e Ambasadës, morën pjesë përfaqësues të partisë së vetme maqedonase, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian të më shumë shoqatave, si dhe aktivistë të tjerë.
“E njoftuam ambasadorin me aktivitetet të cilat vijojnë, si dhe ato që planifikojmë t’i realizojmë. Ambasadori Markovski e prezantoi Programin e aktiviteteve të ambasadës në lidhje me Bashkësinë maqedonase në Shqipëri për vitin 2019”, deklaroi për MIA-n, Vasil Sterjovski kryetar i shoqatës maqedonase “Sonce”, transmeton Koha.
Sipas tij, kjo është hera e parë që ambasada të informojë për aktivitet e saja të planifikuara për Bashkësinë maqedonase për vitin kalendarik. (koha.mk)