Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot përmes kumtesës ka bërë apel që qytetarët e Republikës së Maqedonisë të përmbahen nga ndezja e zjarreve të gjatë festave në sipërfaqe të hapur, me qëllim që të shmanget ndotja shtesë e ajrit.
Gjithashtu nga Ministria e përshëndesin vendimin e qytetit të Shkupit dhe komunave të Shkupit të mos dhurohen drunj për zjarre dhe në të njëjtën kohë bëjnë apel që edhe komunat tjera në vend t’i bashkangjiten kësaj nisme.