Shkup, 16 shkurt – Prej sot në treg ka dalë magazina e parë për meshkuj në këto treva – M magazinë. Lajme, modë, stil, shëndet, fitnes, ushqim, femra, seks, udhëtime, kulturë, persona të njohur, intervista, karrierë, sport, argëtim… të gjitha në një vend, për meshkuj, njofton Koha.
Në atmosferë të këndshme shoqërore në restorantin Vodenica-Shkup, në prani të shumë mysafirëve eminent u promovua magazina e parë për meshkuj MMagazinë.
“Ne kemi se çfarë të ofrojmë, posaçërisht për burrat që duan botë të mirë nga stilisti, kreatori modës, instruktori fitnesit apo mjeku… Mos të harrojmë se për ta në çdo moment këtu është bota e automobilave, motoçikletave, teknologjitë etj…Besoni, ne e dimë formulën. Kemi ekip për arritje të larta”, potencoi njeriu i parë i MMagazinës, Viktor Koshevaliski.