Shkup, 11 prill – Ministria e Mbrojtjes i përgënjeshtron informacionet e dhëna në një kumtesë të partisë Maqedonia Unike se ministrja Radmilla Shekerinska ka pasur takim me ambasadorin amerikan Xhes Bejli në të cilin gjoja ka shprehur gatishmëri që të transferohen 44 pjesëtarë të ARM-së në misionin “Mbështetje vendimmarrëse” nga Afganistani në Siri. Të gjitha vendimet për dërgimin e ushtarëve në misione, theksojnë që atje i sjell Kuvendi i Maqedonisë.
“Përveç që këto pohime, të cilat mund t’i quajmë vetëm shpikje të pastra, që nuk kanë të bëjnë me realitetin, ato janë edhe tentim i pashembull i një partie politike të margjinalizuar dhe janë udhëheqës i saj për shkaktimin e shqetësimit tek opinioni dhe luhatjen e besimit në institucionet e shtetit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Që atje shtojnë se ky institucion është tërësisht transparent për çështjen për pjesëmarrjen e ARM-së në të gjitha misionet paqësore (të OKB-së, BE-së dhe NATO-s) si edhe se kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen “pikërisht që të takohen përpjekjet e disa qarqeve siç është ai i sotëm për diskreditimin e bashkëpunimit të ARM-së me Aleancën”.
Përkujtojnë edhe se të gjitha vendimet në lidhje me pjesëmarrjen e ARM-së në misione të tilla sillen prej deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Informacionet për atë se në cilat misione merr pjesë Armata e Republikës së Maqedonisë publikisht janë në dispozicion dhe të hapura për të gjithë qytetarët e shtetit tonë.