Henrikh Mkhitaryan nuk do të jetë në dispozicion të trajneri Unai Emery për finalen e Europa League mes Arsenalit dhe Chelsea-t, e programuar për t’u zhvilluan në Baku të Azerbaixhanit. Vendimi për ta lënë jashtë armenin lidhet me tensionet politike mes Azerbaixhanit dhe Armenisë për kontrollin politik të Nagorno-Karabakh.
Për të evituar problemet e mundshme, “Topçinjtë” kanë vendosur të mos e grumbullojnë 30-vjeçarin armen, që edhe në të kaluarën nuk ka udhëtuar drejt Azerbaixhanit për të njëjtat arsye.
Klubi i Arsenalit, që dha lajmin nëpërmjet një qëndrimi zyrtar, shpreh keqardhjen këtë vendim të detyruar.
“Me zhgënjim njoftojmë se Henrikh Mkhitaryan nuk do të udhëtojë me skuadrën për finalen e Europa League kundër Chelsea-t. I kemi analizuar të gjitha mundësitë që lojtari të ishte me ekipin, por pasi diskutuam edhe me familjen e tij ramë dakord që ai të mos grumbullohet. I kemi dërguar një shkresë UEFA-s, nëpërmjet së cilës shfaqim shqetësimin tonë. Mkhitaryan ka qenë një lojtar kyç në rrugëtimin tonë drejt finales, kështu që ai është një humbje e madhe për ne. Jemi të trishtuar për faktin që një lojtar do të humbë një finale të madhe europiane për rrethana të tilla, diçka që ndodh shumë rrallë në karrierën e një futbollisti.”