Madrid, 30 dhjetor – Të paktën 14 persona janë lënduar, prej të cilëve tre më rënde, në shpërthimin e sotëm të mjeteve piroteknike gjatë kohës së shënimit të festës tradicionale të bredhit në qytetin katalonas, Senteles të Spanjës.
Tre persona, të cilët kanë marrë djegie të rënda, janë transferuar në spital.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur 12 automjete të ambulancës si dhe ekipe të zjarrfikësve.
Festa e festivalit është ndërprerë.(koha.mk)