Mjete shtësë për përfundimin e Sheshit Skenderbeu vitin e ardhshëm

Shkup, 15 dhjetor – Propozim-buxheti i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale për vitin e ardhshëm është 443.594.000 denarë dhe sipas ministrit resor Suhejl Fazliu është nxitës zhvillimor për ulje të dallimeve zhvillimore midis rajoneve planore, qasje të njëjtë deri te shërbimet për të gjithë qytetarët dhe përmirësim të kushteve për jetesë në të gjithë komunat.

Fazliu tha se me buxhetin maksimalisht janë zvogëluar shpenzimet jorpduktive dhe joracionale dhe se për llogari të kësaj  investohet në projekte për zhvillim të njëjtë rajonal me të cilët do të nxitet zhvillimi i rajoneve planore të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore dhe fshatrave.

Siç potencoi, për zhvillim të barabartë rajonal për vitin e ardhshëm, krahasuar me këtë vit, së bashku me buxhetin e Byrosë për zhvillim rajonal, janë planifikuar për 70 për qind më shumë të holla ose për 100 milionë denarë më shumë. Të hollat do të shpërndahen në pajtueshmëri të shkallës së zhvillimit. Më shumë mjete janë paraparë për projekte për rajonin më pak të zhvilluar, Rajonin planor verilindor, ndërsa më pak për Rajonin planor më pak të zhvilluar të Shkupit.

Në bazë të kërkesës për mjetet plotësuese për përfundim të ndërtimit të sheshit Skënderbeu, tha Fazliu, Qeveria ka sjellë konkluzion që 125 milionë denarë të projektohen dhe parashihen në Buxhetin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale për vitin e ardhshëm.

Për bashkëfinancimin e projekteve për bashkëpunim ndërkufitar, të financuar nga IPA programi i BE-së, me buxhetin për vitin e ardhshëm janë paraparë 40 milionë denarë. Në buxhetin për vitin 2018 janë caktuar edhe tre milionë denarë për implementim të planeve aksionale lokale në njësitë e vetëqeverisjes lokale, të përgatitur në bazë të Strategjisë për romët në RM.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ministri tha se në bisedë me kryeministrin dhe resorët e tjerë në Qeveri po bisedohet që të gjendet zgjidhje për borxhet e komunave. “Një nga mundësitë, siç tha, është që të ndihmohen komunat që t’i riprogramojnë borxhet dhe t’u mundësohet që me kredi me norma minimale interesi t’i prolongojnë borxhet që të mund të funksionojnë. Kjo është një nga variantet e cila do të diskutohet por ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim”, theksoi Fazliu.