Kërçovë, 13 mars – Pardje në orët e mëngjesit në Stacionin e policisë në Kërçovë, F.H. (48) nga fshati Polovjan të Kërçovës, ka denoncuar se nën automjetin e tij “folksvagen pasat” ka pasur një mjet shpërthyes dore.
Menjëherë pas marrjes së denoncimit, mjeti është larguar në mënyrë të sigurt nga një pirroteknik nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim për procedurë të mëtejme.
Merren masa për zbardhjen e rastit, thotë zëdhënësi i SPB – Ohër, Stefan Dimovski.