Mesfushori Granit Xhaka që nga transferimi i tij në Arsenal, shpesh është kritikuar për kartonët e kuq. Por, mesfushori shqiptar i transferuar me shumë bujë nga Monchengladbach ka treguar se pasimet i ka një karakteristikë fantastike. Xhaka në listën e paraqitur nga “Squaëka Football” mban vendin e 5-të për më së shumti pasime për ndeshje në vitin 2016/17.
Lojtarët që e përbëjnë këtë listë janë:
- Jordan Henderson (71.38)
- Ander Herrera (64.50)
- Paul Pogba (62.68)
- Santi Cazorla (62.13)
- Granit Xhaka (59.52)
Graniti në ndeshjen e fundit të Arsenalit në Premier Ligë, të humbur me rezultat 3-1 kundër West Brom dhuroi një asistim fantastik për Alexis Sanchez.